KUMANOVË

Arrestohet lëmoshëkërkuesja në pikën pagesore në Rramanli, shkak foshnja njëmuajshe në duar

Një 23 vjeçare nga Kumanova është arrestuar dje pasdite, pasi policia e ka kapur duke kërkuar lëmoshë me foshnjën e saj njëmuajshe në pikën pagesore në Rramanli, informon tvfesta.mk

“Më 02.09.2026, në orën 18:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin D.R. (23) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në pikën pagesore Rramanli kishte dalë për të kërkuar lëmoshë me foshnjën e saj njëmuajshe, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme, transmeton tvfesta.

Siç shton policia, personi D.R. është shoqëruar në Stacionin Policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të paraqitet kallëzimi përkatës./tvfesta