Një 54-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar vajzën e tij 30-vjeçare, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 19 nëntor 2026, rreth orës 19:10, kur zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë kanë privuar nga liria personin me inicialet B.S. (54) nga Kumanova.
Arrestimi është bërë pasi i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar vajzën e tij 30-vjeçare.
“Zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria B.S. (54) nga Kumanova, pasi është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar vajzën e tij 30-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
54-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera lidhur me rrethanat e incidentit. /tvfesta

