Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë kitaristi dhe artisti i mirënjohur nga Kumanova, Besnik Etemi, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirët e muzikës shqiptare, informon tvfesta.mk
Etemi ishte pjesë e një brezi muzikantësh që lanë gjurmë në muzikën e lehtë dhe atë popullore shqiptare, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe pasurimin e jetës kulturore e artistike.
Me talentin dhe përkushtimin e tij ndaj muzikës, ai dha një kontribut të çmuar në skenën muzikore, duke lënë pas kujtime dhe vlera artistike që do të mbeten pjesë e trashëgimisë muzikore shqiptare.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje për familjen, komunitetin artistik dhe qytetin e Kumanovës.
Familjarët kanë njoftuar se detajet për ceremoninë e varrimit dhe kohën e përcjelljes së fundit do të bëhen të ditura në vijim. /tvfesta

