Nxënësit e Shkollës Fillore Komunale “Bajram Shabani” në Kumanovë kanë shënuar sukses në garat e atletikës “Vrapime në rrugë”, të organizuara nga Komuna e Kumanovës, raporton tvfesta.mk.
Në këto gara, nxënësi Malik Bilalli arriti të fitojë vendin e parë, ndërsa nxënësja Tara Alii u rendit në vendin e dytë, duke shënuar rezultate të mira në këtë aktivitet sportiv.
Dy nxënësit morën pjesë në gara nën udhëheqjen e arsimtares Ifaket Dika, e cila i ka mbështetur dhe udhëhequr gjatë këtij aktiviteti.
Ky sukses përbën një arritje për nxënësit dhe shkollën “Bajram Shabani”, duke dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj sportit dhe aktiviteteve jashtëmësimore.
Garat “Vrapime në rrugë” u organizuan nga Komuna e Kumanovës, me pjesëmarrjen e nxënësve në aktivitete sportive që synojnë promovimin e atletikës dhe aktivitetit fizik te të rinjtë.

