KUMANOVË

Huzeir Mustafi – Porosi Mexhitit: Nëse je serioz kundër Maksimit, urdhëro këshilltarët të dalin nga koalicioni lokal!

Izet Mexhiti është politikani më kontravers që mban mend historia e RMV-së.

Ai, pa u skuqur fare, thotë se BDI ka qenë parti e korruptuar dhe e dështuar për 20 vite, ndërkohë që për 20 vite ka qenë personalisht nënkryetar i BDI-së, deputet, kryetar komune etj.

Izet Mexhiti bëri marrëveshje me Maksim Dimitrievsjin pas një kafeje dhe një uji mineral, pa u treguar asnjëherë kumanovarëve se mbi bazën e cilave pika e arriti atë marrëveshje. Ndërsa sonte, pa u skuqur fare, deklaron se BDI dhe ZNAM po veprojnë në koordinim sa i përket provimit të jurisprudencës.

Madje, ka deklaruar se nëse Maksim Dimitrievskit i pengon gjuha shqipe, atëherë le ta lëshojë pozitën e kryetarit të komunës.

Që në Qeveri nuk ju pyesin dhe nuk ju bëjnë hesap, është e vërtetë. Por ja, e keni një shans për ta përmirësuar sadopak demagogjinë tuaj.

Urdhëroni, tre këshilltarët tuaj në Komunën e Kumanovës le ta braktisin shumicën e pushtetit lokal. Ja mundësia për të dëshmuar se, kur flisni, e keni seriozisht dhe jo vetëm për pikë e përfitime politike të ditës!