MAQEDONI

Kuvendi Qendror i PDSH-së zgjedh Kryetarin e Kuvendit Qendror, Kryesinë Qendrore dhe Sekretarin Gjeneral

Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të PDSH-së, në të cilën u zgjodh Kryesia Qendrore në këtë përbërje:

– Kryetar i Kuvendit Qendror: Sali Ajdini
– Sekretar Gjeneral: Visar Palloshi

Nënkryetarë:
– Ylber Idrizi
– Valbona Toska
– Fejzi Xhelili
– Halil Krasniqi

Para të pranishmëve mbajti fjalim kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili foli për zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët dhe vizionin e partisë për periudhën e ardhshme.

Mbledhja u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe demokratike, me përkushtim për forcimin e strukturave partiake dhe avancimin e objektivave politike të PDSH-së. Urime të zgjedhurve për përgjegjësitë e reja.