Fjalët po i kthejmë në vepra. Kanalizimi në Rrugën 18, i premtuar gjatë fushatës, tashmë ka nisur të realizohet. Punimet kanë filluar në terren dhe po zhvillohen sipas planit, me angazhim maksimal që ky projekt të përfundojë sa më shpejt dhe me cilësi të lartë.
Ky investim është i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone, duke zgjidhur një problem të kahershëm dhe duke garantuar standarde më të mira të higjienës dhe infrastrukturës.
Ne mbetemi të përkushtuar që çdo premtim i dhënë të shndërrohet në punë konkrete, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.

