Pata kënaqësinë që, në hapësirat e qeverisë, ta pres Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Turqisë, Pr. Dr. Sali Arpagush, Reisul-Ulemanë Shaqir ef. Fetahu, si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj.
Gjatë këtij takimi zhvilluam një bisedë të frytshme mbi forcimin e marrëdhënieve vëllazërore me shtetin e Turqisë, bashkëpunimin ndërfetar dhe thellimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve tona në funksion të paqes, mirëkuptimit dhe vlerave të përbashkëta.

