
Fillon shpërndarja e “Pakove të Ramazanit”
Shoqata Edukative “Vllaznia” sot realizoi shpërndarjen e dhjetëra pakove ushqimore, të cilat u ofruan kryesisht për familjet me jetima dhe ata në kushte sociale në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Pakot e Ramazanit”, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojë me përgatitjen e raundit të dytë të shpërndarjes.
Lusim Allahun që të shpërblejë donatorët dhe bëjmë thirrje për të gjithë ata që mund të kontribuojnë, të japin ndihmën e tyre në këtë aksion, duke mbështetur shpërndarjen e pakove ushqimore për ata që kanë nevojë.