MAQEDONI

VLEN: Rreth 1 milion euro investim për Saat Kullën, Çairi po rilind me vepra konkrete!

VLEN: Rreth 1 milion euro investim për Saat Kullën, Çairi po rilind me vepra konkrete!

VLEN po sjell zhvillimin e shumëpritur në lagjen Saat Kulla të Çairit, përmes një investimi madhor prej rreth 1 milion eurosh , një projekt i përmasave të mëdha që do të përmirësojë jetën e mbi 2.000 banorëve të kësaj zone.

Projekti parasheh ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik, duke adresuar probleme të vjetra infrastrukturore që kanë rënduar jetën e qytetarëve për vite me radhë. Investimi përfshin gjithsej nëntë rrugë: rr. 157, 397, 2, 1, 178, 156, 374, 150 dhe 177.

Qeveria e kaluar e injoroi plotësisht këtë pjesë të Çairit, duke mos ndërmarrë asnjë hap për të përmirësuar kushtet themelore të jetesës. VLEN, përkundrazi, po punon aty ku ka më shumë nevojë, në infrastrukturën jetike, pa të cilën nuk ka jetë me dinjitet.

Ky projekt nuk është thjesht një shifër, është garanci për një jetë më të mirë, dëshmi se premtimet tona nuk mbesin në letër. Në çdo kantier të hapur, në çdo rrugë që ndërtohet, shihet ndryshimi që solli VLEN.

Sepse Çairi Meriton më shumë zhvillim, më shumë dinjitet dhe më pak fjalë boshe. VLEN më shumë punë e më pak zhurmë.