SPORT

VLEN: Avancojmë sportin duke mbështetur të gjithë sportistët pa dallim

Ministria e Sportit ka njoftuar se ka filluar pagesa e pjesës së parë të subvencioneve nga Qeveria dhe Ministria e Sportit për mbështetjen e sportit për vitin 2025, në shumën prej 440 milionë denarësh.

Mjetet janë shpërndarë në federatat sportive, klubet sportive, atletët aktivë në sporte individuale dhe personat e tjerë juridikë që kanë vendim për të kryer aktivitete sportive (federata kombëtare sportive me përmbajtje komplekse dhe sporte me interes specifik), në përputhje me Kriteret për shpërndarjen e fondeve të përcaktuara me Ligjin për Sportin.

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini, ka njoftuar gjithashtu se pjesë e kësaj ndihme janë edhe klubet shqiptare të sportit por edhe persona fizik në sportet individuale. Koalicioni VLEN, vazhdon në mbështjetje të sportit dhe të rinjve për të arritur sa më shumë suksese në gara kombëtare dhe ndërkokbëtare.

Pjesa e dytë e subvencioneve shtetërore për sportin për këtë sezon do të paguhet në gusht 2025.