Në Galerinë e Arteve pranë Muzeut të Kumanovës, nën udhëheqjen e drejtorit Agim Bislimi, u promovua ekspozita historike me fotografi arkivore dhe dëshmi nga Lufta e Dytë Botërore, raporton tvfesta.mk
Më 13 tetor 2026, në Galerinë e Arteve pranë Institucionit Kombëtar Muzeu i Kumanovës, u hap në mënyrë solemne ekspozita me titull „Çetat partizane dhe Lufta Nacionalçlirimtare në Kumanovë (1941–1944)”.
Kjo ekspozitë i kushtohet ngjarjeve kryesore historike dhe përpjekjeve për liri në rajonin e Kumanovës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përmes një përmbledhjeje të pasur me fotografi arkivore dhe dëshmi historike, vizitorët kanë mundësi të njihen nga afër me guximin, sakrificën dhe kontributin e pjesëmarrësve të kësaj periudhe.
Autor i kësaj ekspozite është kuratori dhe historiani Martin Jançiq.
Drejtori i Muzeut të Kumanovës, Agim Bislimi, bashkë me ekipin e muzeut, theksojnë se përmes organizimeve të tilla, ky institucion kombëtar vazhdon të përmbushë misionin e tij për hulumtimin, prezantimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike, duke u lënë një vlerë të përhershme brezave të sotëm dhe atyre të ardhshëm. /tvfesta

