SPORT

TË GJITHË JU JENI BIJTË E TURKUT

Përgjigja e tifozëve të ekipit turk të basketbollit Fenerbahçe, ndaj atyre të ekipit serb Partizan, ndaj pankartës me “Sulltan Muradin” të hapur në Beograd.

Në ndeshjen e Euroleague të zhvilluar në Stamboll mes Fenerbahçes dhe Partizanit, tifozët verdhe-blu hapën pankartën “Të gjithë ju jeni bijtë e turkut”, duke iu kundërpërgjigjur pankartës provokuese “Sulltan Murad” që tifozët serbë e kishin hapur në Beograd.