KUMANOVË

SPB Kumanovë me paralajmërim për shoferët: Gjobë nëse pasagjeri në sediljen e parë është i dehur!

Në kuadër të aktiviteteve preventive, Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë ka kujtuar se drejtuesit e mjeteve mund të sanksionohen nëse në sediljen e parë të pasagjerit transportojnë ndonjë person që është nën efektin e alkoolit, drogës ose substancave të tjera psikotrope, në rastet e parashikuara me ligj, raporton tvfesta.mk

Shefja e Departamentit të Parandalimit, M-r. Lile Mladenovska, ka bërë thirrje për të gjithë shoferët, taksistët, si dhe ata që kryejnë transport publik dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, që të informohen për dispozitat ligjore dhe t’i respektojnë në mënyrë të përpiktë rregullat për një trafik të sigurt.

“Në të kundërtën, për çdo rrezikim të sigurisë në trafik, të pasagjerëve në automjet dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik, do të ndërmerren sanksione ligjore në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor”, theksoi shefja Lile Mladenovska.

Ajo bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme në komunikacion dhe respektim të rregulloreve ligjore, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në rrugë. /tvfesta