Një 62-vjeçar nga Kumanova është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi është kapur nga policia duke drejtuar një motokultivator pa leje përkatëse drejtimi, raporton tvfesta.mk
Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur pas një kontrolli rutinë në trafik.
“Më 25.10.2026, në orën 15:30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin B.O. (62) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, është ndaluar një motokultivator dhe është konstatuar se personi e drejtonte atë pa leje drejtimi”, njoftojnë nga SPB Kumanovë.
Nga policia bëjnë me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 62-vjeçarit do të paraqitet parashtresa përkatëse ligjore. /tvfesta

