KUMANOVË

Sot dhe nesër disa pjesë të Kumanovës mbeten pa energji elektrike

Disa lagje dhe rrugë të qytetit të Kumanovës, si dhe një fshat përreth, do të mbeten pa energji elektrike gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin e furnizimit, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit, sot, e hënë (2 nëntor), nga ora 08:30 deri në orën 14:30, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët në fshatin Jaqincë e Poshtme (Dolno Jaçincë).

Ndërkaq, nga ora 09:30 deri në orën 14:00, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë në lagjen Sredorek, në një pjesë të rrugës “Done Bozhinov”, në objektet përreth Stacionit të Autobusëve, si dhe në një pjesë të rrugës “Nikolla Teslla”.

Ndërprerjet e planifikuara do të vazhdojnë edhe nesër, të martën (3 nëntor), kur nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbeten pjesë të rrugëve “Boro Përcan” dhe “Sërbo Tomoviq”, një pjesë e rrugës “11 Nëntori”, para urës që çon drejt lagjes Bedinjë, si dhe rruga “Osogovo”.

Po të martën, nga ora 08:30 deri në orën 13:00, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë edhe në rrugën “Maqedonia e Egjeut”.

Qytetarëve dhe bizneseve në zonat e përfshira u rekomandohet që t’i planifikojnë aktivitetet e tyre duke marrë parasysh oraret e paralajmëruara të ndërprerjeve. /tvfesta