KUMANOVË

Arrestohet 28-vjeçari nga Kumanova, drejtonte automjetin pa patentë shoferi

Një 28-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa poseduar patentë shoferi, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 11:10, në fshatin Kojnarja e Poshtme, në rajonin e Kumanovës.

Gjatë një kontrolli rutinë në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të tipit “Seat”, me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte personi me inicialet R.M. (28).

Pas verifikimeve të kryera, policia ka konstatuar se 28-vjeçari po e drejtonte automjetin pa poseduar leje për drejtimin e automjeteve, për çka është privuar nga liria.

Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.