LAJME

Gjeorgievski: Të zëshëm kundër shqiptarëve e bullgarëve, por pse heshtin kur bëhet fjalë për nacionalizmin serb?

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljupço Gjeorgievski, ka ironizuar ashpër gazetarin dhe drejtuesin televiziv Bogdan Ilievski, përmes një reagimi në Facebook, duke kritikuar atë që e cilëson si nacionalizëm selektiv dhe standarde të dyfishta në diskursin mediatik.

Gjeorgievski vë në pikëpyetje qëndrimet e Ilievskit, i cili, sipas tij, paraqitet si mbrojtës i vendosur i identitetit maqedonas përballë shqiptarëve, bullgarëve, grekëve dhe Bashkimit Evropian, ndërsa nuk shfaq të njëjtin qëndrim ndaj ndikimit dhe narrativave nacionaliste serbe.

Në reagimin e tij ironik, ish-kryeministri e cilëson Ilievskin si “supermaqedonas”, duke vënë në pah kontrastin mes retorikës së tij publike dhe asaj që Gjeorgievski e konsideron heshtje ndaj nacionalizmit serb.

Më poshtë, reagimi i plotë i Gjeorgievskit, i përkthyer në shqip:

“Supermaqedonasi Bogdan Ilievski, çdo mbrëmje nga televizioni Alfa, na mbron heroikisht nga bullgarët, shqiptarët, grekët, Evropa…”/INA/