SHOWBIZ

SHKA “Zëri i Kosovës” shkëlqen në “Ballkan Fest” – Merr Çmimin e Dytë dhe atë të Vallëtarëve më të Mirë

Shoqëria Kulturore-Artistike “Zëri i Kosovës” nga Fusha e Kosovës ka korrur sukses të dyfishtë në edicionin e gjashtë të festivalit ndërkombëtar “Ballkan Fest”.

Ansambli kosovar u vlerësua me Çmimin e Dytë të festivalit, ndërsa performanca e tyre kolektive u shpërblye edhe me çmimin “Vallëtarët më të mirë”. Përgjatë dy netëve festive, SHKA “Zëri i Kosovës” dhuroi emocione dhe energji të jashtëzakonshme në skenë.