SHOWBIZ

“NAKEM” nga Bursa rrëmben tre çmime në “Ballkan Fest”

Ansambli “NAKEM” nga Bursa e Turqisë është shpallur fituesi kryesor i edicionit të gjashtë të festivalit ndërkombëtar “Ballkan Fest”, duke marrë tre çmime të rëndësishme.

Ansambli NAKEM rrëmbeu Çmimin e Parë të festivalit si dhe çmimin për Koreografinë më të Mirë, ndërsa anëtarja e tyre, Melek, u shpall “Valltarja më e mirë”. Performanca e tyre e shkëlqyer dhuroi emocione të mëdha për publikun në Kumanovë dhe në Mateç të Likovës.