Shoqëria Kulturore Artistike “Presheva” nga Presheva është shpërblyer me dy çmime të rëndësishme në edicionin e 6-të të festivalit “Ballkan Fest”, i organizuar nga AKV “Bajram Shabani” Kumanovë, raporton tvfesta.mk
Ansambli nga Lugina e Preshevës mori çmimin “Orkestra më e mirë”, ndërsa Skender Halimi u shpall “Instrumentisti më i mirë” i festivalit, duke pasuruar programin me interpretime të shkëlqyera muzikore.

