SHOWBIZ

AKV “Bllagaj” nga Bosnja merr Çmimin e Tretë në “Ballkan Fest”

Ansambli i këngëve dhe valleve “Bllagaj” nga Bosnja dhe Hercegovina është dekoruar me Çmimin e Tretë në edicionin e gjashtë të festivalit ndërkombëtar “Ballkan Fest”, i cili u mbajt në Kumanovë dhe në fshatin Mateç të Likovës.

Ngjarja e organizuar nga AKV “Bajram Shabani” mblodhi ansamble me renome nga rajoni për dy net me radhë. Pjesëmarrësit nga Bosnja dhe Hercegovina spikatën me prezantimin e pasur kulturor, duke sjellë ritmet dhe traditat e tyre përpara publikut të Kumanovës e Likovës.