KUMANOVË

Shëndetësi, në Kumanovë ka mjaftueshëm rezerva gjak, Bilalli: Gjatë verës rritet kërkesa, dhuroni!

Në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë, vazhdimisht dhe pandërprerë po rrjedh procesi i dhurimit të gjakut nga njerëz human të cilët rregullisht dhurojnë gjak, që bën që situata të jetë stabile. Ekipi ynë vizitoi këtë institut me qëllim që për nga afër të shohim se si po rrjedhë procesi dhe puna e këtij instituti human.

“Gjakdhurimi kryhet me rregull, dy herë në javë, çdo të Hëne dhe të Enjte edhe atë nga ora 8:30 deri në ora 13:00, varësisht nga numri i gjakdhuruesve ku procesi nuk kryhet deri në gjakdhuruesin e fundit. Ka të interesuar mjaftueshëm në Kumanovë që vijnë për të dhuruar gjak, por për shkak të periudhës së verës kur nevojat për gjak janë më të mëdha, lëvizja e njerëzve është më e madhe, kemi edhe ceremonitë familjare, u kisha apeluar që të vijnë dhe ti përgjigjen pozitivisht ftesës sonë për gjakdhurim sepse tani në këtë periudhë nevojat për gjak janë më të mëdha sepse lëvizshmëria rritet e bashkë me të edhe aksidentet rrugore, kurse anën tjetër shkollat, universitet nuk punojnë janë në pushime, andaj është e preferuar që të kemi rezerva të gjakut, sepse një njësi e gjakut mund ta pret pacientin kurse pacienti nuk mund ta pres njësinë e gjakut deri sa të bëhet gati për ta pranuar.”, theksoi mes tjerash, Dr. Spec. Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.

Dr. Spec. Driton Bilalli nga ky Institut, për TVM2 gjithashtu tregon se çka fillimisht duhet të dijë një gjakdhurues para se të vij tek ne për të dhuruar gjak.

“Me rëndësi është që gjakdhuruesi të ndihet i shëndetshëm, të jetw stabil të mos pranojë terapi të caktuara gjegjësisht antibiotikë, sepse një antibiotikë për shembull edhe dy javë pasi të përfundojë me terapinë kundër një gripi të thjeshtë edhe dy javë pas ndërprerjes së antibiotikut ende është prezent koncetrimi i tij në gjak dhe pranuesi eventual i gjakut në gjendje më të rëndë gjatë pranimit të gjakut pas operacionit mund që pacienti të jetë alergjik në atë antibiotikë dhe kështu dikush është munduar ta ndihmoje por që mund të merr pasoje edhe fatale gjatë pranimit të gjakut, prandaj gjakdhuruesit duhet të janë të shëndetshëm dhe të na informojnë eventualisht nëse janë pëdorues të barnave të caktuara.”, theksoi mes tjerash, Dr. Spec. Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.

Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë përderisa vite të tëra funksionon pa asnjë problem, shqetësimin dhe numrin më të ulët të dhuruesve të gjakut e hasi gjatë periudhës së Pandemisë së Korona Virusit, kur aksionet për dhurimin e gjakut ishin ndërprerë për shkak të mos përhapjes së virusit.

FATLUM AQIFI /TVM2/