Me një vonesë të konsiderueshme, KF Bashkimi do t’i nisë përgatitjet për sezonin e ri javën e ardhshme.
Pas një periudhe të gjatë pritjeje në Kumanovë për zhvillimet rreth klubit, tashmë është konfirmuar se në krye të shtabit teknik do të jetë Muarem Muarem, i cili do ta drejtojë stërvitjen e parë të ekipit të mërkurën, duke shënuar edhe fillimin zyrtar të fazës përgatitore, informon tvfesta.mk
Ndihmës i tij do të jetë Armend Alimi, i cili vetëm pak javë më parë i dha fund zyrtarisht karrierës së tij të pasur si futbollist.
Sa i përket përbërjes së skuadrës, pritet që në ditët në vijim të bëhen të ditura lëvizjet dhe emrat e rinj. Një pjesë e madhe e futbollistëve që ishin pjesë e Bashkimit sezonin e kaluar tashmë kanë kaluar në klube të tjera, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë për kompletimin e ekipit për edicionin e ri./tvfesta.mk

