Pas disa javësh që kishte qëndruar e dëmtuar dhe pas denoncimeve të qytetarëve, është bërë sanimi dhe shënimi i një pusete në rrugën “Bajram Shabani” në Kumanovë, raporton TVFesta.mk.
Puseta e dëmtuar kishte qenë prej javësh shqetësim për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë segment rrugor.

Pas denoncimeve të qytetarëve për gjendjen e saj, Ndërmarrja Publike “Vodovod” – Kumanovë ka njoftuar se ka realizuar ndërhyrjen për sanimin dhe shënimin e pusetës.
“Është kryer sanimi dhe shënimi i pusetës në rrugën ‘Bajram Shabani’. U bëjmë apel shoferëve për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë pjesë”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Pavarësisht përfundimit të ndërhyrjes, nga NP “Vodovod” u bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë pjesë të rrugës.


