Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip, në fshatin Orkoc do të organizohet manifestimi kulturor dhe arsimor “Udhës së Shkronjave”, raporton TVFesta.mk.
Sipas njoftimit të publikuar, manifestimi do të mbahet më 22 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në fshatin Orkoc, pranë shkollës “Malësia”.
Aktiviteti organizohet në kuadër të shënimit të Ditës së Alfabetit Shqip, një datë me rëndësi të veçantë për historinë, gjuhën dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Manifestimi “Udhës së Shkronjave” i kushtohet kësaj feste, e cila përkujton Kongresin e Manastirit të vitit 1908, ku u morën vendime historike për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Përmes këtij manifestimi synohet të vihet në pah rëndësia e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe, si dhe vlera e arsimit dhe trashëgimisë sonë kulturore.
Manifestimi do të zhvillohet të dielën, më 22 nëntor, në orën 11:00, në Orkoc.

