KUMANOVË

Kumanovari dyshohet se sulmoi fizikisht një 18-vjeçar në Shkup

Një 18-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person nga Kumanova, raporton TVFesta.mk.

Sipas informacioneve të policisë, më 14 nëntor 2026, në orën 12:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, E.S. (18) nga Shkupi ka paraqitur denoncim për një sulm fizik që dyshohet se kishte ndodhur rreth orës 10:00, në territorin e Komunës së Gazi Babës.

Sipas denoncimit, 18-vjeçari është sulmuar fizikisht nga personi me inicialet B.O. nga Kumanova.

Për momentin nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e incidentit, si dhe nëse i riu ka pësuar lëndime trupore.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /tvfesta