KUMANOVË

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv (Bullgari), boksieri i ri nga Kumanova fiton medaljen e artë

Boksieri kumanovar Rrezart Alili shënoi një sukses të rëndësishëm në turneun ndërkombëtar të boksit në Plovdiv të Bullgarisë, duke u shpallur fitues dhe duke fituar medaljen e artë.

Alili ishte pjesë e ekipit të BK Kumanovo 84, i cili në turne mori pjesë me pesë boksierë. Përveç Rrezart Alilit, medaljen e artë e fitoi edhe Joakim Jovanovski, ndërsa Alishan Rexhepovski, Kristian Tomevski dhe Krenor Rexhepi u stolisën me medalje të argjendta.

Për Alilin, kjo fitore përbën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe një dëshmi të potencialit që po shfaq në ring. Turneu në Plovdiv i dha boksierëve të rinj të Kumanovës edhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.

Me disiplinë, përkushtim dhe rezultate të tilla, Rrezart Alili shihet si një prej boksierëve të rinj me perspektivë nga Kumanova, ndërsa BK Kumanovo 84 vazhdon të ndërtojë gjenerata të reja të këtij sporti. / Portali Kumanova Sot /