Një 31-vjeçar nga Kumanova ka përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e së premtes, pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet lëndë narkotike e llojit marihuanë, informon tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë, aksioni është realizuar më 2 tetor, rreth orës 21:30, nga zyrtarët e Sektorit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë në bashkëpunim me ekipin mobil “Task Force”.
“Zyrtarët policorë nga Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë dhe nga ekipi mobil ‘Task Force’ pranë SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin M.S. (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij është gjetur marihuanë,” njoftojnë nga policia.
Personi është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzimi përkatës ligjor. /tvfesta

