Një 29-vjeçar nga Kumanova ka përfunduar në stacionin policor në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, informon tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 01:12 pas mesnate, gjatë një kontrolli rutinor të trafikut në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë.
“Më 03.10.2026 në orën 01:12, në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria N.P. (29) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, është ndaluar automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, me ç’rast është konstatuar se personi po e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 3.01 promilë alkool në gjak.” bën të ditur policia.
Personi është privuar menjëherë nga liria, ndërsa nga SPB Kumanovë njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të këtij rasti, ndaj 29-vjeçarit do të dorëzohet kallëzimi përkatës ligjor./tvfesta

