KUMANOVË

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Kumanovë, nuk ka të lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Kumanovës, ku një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve që raporton tvfesta.mk, incidenti ka ndodhur rreth mesnatës të së dielës (18 tetor 2026), në një shtëpi në rrugën “Dragi Shutevski”, e cila është në pronësi të 26-vjeçarit me iniciale I.S.

Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë bëjnë me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë pjesëtarët e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe fikjen e plotë të flakëve.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten për t’u vlerësuar. Ekipi hetimor i SPB Kumanovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat se si ka shpërthyer zjarri. /tvfesta