Komuna e Likovës po vazhdon me realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore, raporton tvfesta.mk
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka njoftuar se punimet për rekonstruimin e rrugicave në fshatin Nikushtak po zhvillohen me intensitet të lartë dhe sipas planit të paraparë dinamik.
Aktualisht, në terren po realizohen fazat e para të punimeve, të cilat përfshijnë gërryerjen e shtresave ekzistuese, vendosjen e skajoreve, si dhe rregullimin e rrjetit për ujërat atmosferikë.
Sipas kryetarit Arifi, pas përfundimit të këtyre proceseve, do të vijohet menjëherë me dy fazat e fundit të këtij projekti: tamponimin dhe shtrimin e asfaltit.
”Punë konkrete, rezultate të dukshme!” – ka nënvizuar Arifi, duke rikonfirmuar përkushtimin e komunës për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe modernizimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës. /tvfesta

