Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës nga policia e Kumanovës, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, raporton tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 19 tetor 2026, rreth orës 22:30, kur nëpunësit policorë kanë privuar nga liria personin me iniciale A.S., 23 vjeç, banues në Kumanovë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të riut, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 30 paketime me marihuanë.
I arrestuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Nga policia bëjnë me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 23-vjeçarit do të ngrihet kallëzimi përkatës ligjor. /tvfesta

