KUMANOVË

Komuna e Kumanovës pasuron hapësirat publike, mbillen 140 fidanë të reja

Sheshi i vogël “Marshal Tito” në Kumanovë ka marrë një pamje më të gjelbër, pasi aty janë mbjellë 140 fidanë të bimës dekorative jasemin, raporton tvfesta.mk

Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, kjo aksion po realizohet në kuadër të projektit “Gjelbërimi urban për frymëmarrje më të shëndetshme”. Qëllimi kryesor i kësaj nisme është pasurimi i hapësirave të gjelbra publike dhe krijimi i një mjedisi më të këndshëm e më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.

Kryetari Dimitrievski u bëri thirrje direkte qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të kujdesen për gjelbërimin e ri, duke theksuar se ruajtja e së mirës publike është një detyrë e përbashkët.

“Të tregojmë përgjegjësi e kujdes dhe së bashku ta ruajmë gjelbërimin e ri – gjelbërimi është pasuria jonë e përbashkët,” tha Dimitrievski. /tvfesta