Një 48-vjeçar me iniciale G.A. është privuar nga liria pasditen e së diellës në Kumanovë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, raporton tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, arrestimi është kryer më 18.10.2026 rreth orës 15:00 nga nëpunësit policorë të këtij rajoni.
I dyshuari është shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor. Nga policia bëjnë me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës ligjor. /tvfesta

