KUMANOVË

Kallëzim penal ndaj kumanovarit, Policia i gjen pistoletë „Zastava“ pa leje në shtëpi

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër shtetasit I.T. nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“, raporton tvfesta.mk

Sipas informacioneve nga policia, gjatë kontrollit është zbuluar se i dyshuari mbante në shtëpinë e tij një pistoletë të markës „Zastava“, e cila ishte në pronësi të një personi tjetër.

Autoritetet bëjnë me dije se i kallëzuari ka qenë i vetëdijshëm se posedimi i armës së zjarrit pa lejen përkatëse është në kundërshtim me ligjin, por megjithatë e ka mbajtur atë në ambientet e tij shtëpiake.

Në vijim pritet që organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura ligjore ndaj të dyshuarit. /tvfesta