OPINIONE

Pajaziti: Me ikjen e mërgimtarëve gjithçka zbehet dhe sikur vdesë në Maqedoninë e Veriut

Prania e mërgimtarëve gjatë muajve të verës dhe dimrit i rikthen gjallërinë dhe frymën ekonomike Maqedonisë së Veriut, ndërsa ikja e tyre e lë vendin sërish në heshtje dhe zbrazëti. Kështu vlerëson profesori universitar Muhamer Pajaziti, përmes një shkrimi ku nxjerr në pah rolin kyç të diasporës në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Pajaziti thekson se me ardhjen e bashkatdhetarëve ngjallen qytetet, gëzohen familjet dhe gjallërohen bizneset e tregtarët lokalë. Sipas tij, falë shpenzimeve të tyre milionëshe, vendi merr pamjen e një zone turistike të mbushur me jetë, dasma e ahengje.

Postimi i plotë:

Kur vijnë mërgimtarët fillon jeta në Maqedoninë e Veriut. Qytetet e zbrazura dhe të heshtura ngjallen për një kohë të shkurtër. Gëzohen nëna, babai dhe e gjithë familja, gëzohen edhe tregtarët dhe të gjithë sipërmarrësit… Me mërgimtarët fillojnë dasmat dhe ahengjet, muzika dhe daullet I bashkojnë familjet, miqtë dhe dashamirët.

Falë mërgimtarëve në muajtë e verës dhe të dimrit, Maqedonia e Veriut duket sikur një vend turistik, kafenetë, restorantet, sheshet dhe shetitoret përplotë me njerëz.
Vetura të bukura, veshje me stil dhe të rinjë e të reja që dalin shpeshherë edhe për të njoftuar shoqëri të re.

Miliona euro shpenzohen gjatë këtyre dy muajve nga mërmigtarët heronjë, të cilët me paratë e tyre mund të shkojnë edhe në vendet më të bukura bregdetare, por jo, zgjedhin vendlindjen e tyre.
Për vendlindjen e farefisin akoma ëndërrojnë e kanë respektë, kjo është një vlerë që nuk mund të mohohet. Shpresojmë kjo traditë të vazhdojë edhe nga gjeneratat e reja.

E keqja është shteti dhe politikanët e korruptuar vjedhin paratë e tyre që i marrin përmes taksave dhe nuk investojnë për të përmirësuar dhe rritur standardin e jetesës në këto anë.
Asnjë trajtim për mërgimtarët të cilët vijnë e mbajnë gjallë ekonominë e vendit.

Me ikjen e tyre, gjithcka zbehet dhe sikur vdesë.

Qetësi absolute dhe u kundërta e saj që u përmend më lartë. Mbesin të moshuarit me zemra të thyera, me mendje dhe shpirt tek fëmijët e tyre, me shpresën se do ti shohin së shpejti gjatë pushimit dimorë apo pranveror.

Faliminderit mërgimtarë që po e mbani gjallë këtë vend që e udhëheqin ca horra dhe batakçinjë.