Firma „Green Team“, e kontraktuar nga NKP „Penda“, ka realizuar intervenim në rrjetin e kanalizimit në fshatin Hotël, me qëllim të evitimit të problemeve dhe sigurimit të funksionimit sa më të mirë të sistemit.
📢 APEL DREJTUAR QYTETARËVE!
U bëjmë apel të gjithë qytetarëve që rrjetin e kanalizimit ta shfrytëzojnë ekskluzivisht për ujërat e zeza dhe jo për ujërat atmosferike.
Ujërat atmosferike bartin me vete rërë, baltë dhe materiale të tjera, të cilat grumbullohen në pusetat e kanalizimit (shahtet), duke shkaktuar bllokime, pengesa në rrjedhje dhe nevojë për intervenime të shpeshta.
🤝 Bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm! Duke e përdorur rrjetin sipas destinimit të tij, kontribuojmë të gjithë në mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe në parandalimin e problemeve në të ardhmen.
NKP „Penda“ do të vazhdojë të angazhohet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e rrjetit të kanalizimit në shërbim të qytetarëve.
NKP „Penda“ – Në shërbim të qytetarëve!

