Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot dhe në ditët në vijim do të ketë ndërprerje të furnizimit me rrymë në disa lokacione të Kumanovës dhe rrethinës së saj, raporton tvfesta.mk.
Kufizimet për ditën e sotme, 22 tetor:
Nga ora 08:00 deri në 13:00: Pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të rrugëve “Treta Makedonska udarna brigada”, “11 Oktomvri” dhe “JNA”, si dhe Stacioni i Policisë në Kumanovë.
Nga ora 09:30 deri në 12:30: Ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të zonës industriale në Reçicë.
Lokacione të tjera: Nga EVN plotësojnë se rrymë nuk do të ketë as në një pjesë te gjimnazi i vjetër, te hoteli “Kumanova”, te Posta, si dhe në rrugën “Todor Velkov” me rrethinë.
Plani i ndërprerjeve për ditët në vijim:
Të hënën, 26 tetor (08:00 – 14:00): Pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e rrugës “11 Noemvri” (pranë marketit “Selman”) dhe një pjesë e rrugës “Srbo Tomoviq”.
Të hënën, 26 tetor (08:00 – 15:00): Për shkak të rikonstruksionit të rrjetit të tensionit të ulët, është paralajmëruar ndërprerje e furnizimit edhe në fshatin Strezovcë të Komunës së Staro Nagoriçanit.
Të martën, 27 tetor (08:30 – 15:00): Pa energji elektrike do të jetë një pjesë e rrugës “300”, në segmentin nga rruga magjistrale e deri te çezma.

