RAJON & BOTA

Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, mori pjesë në Komunën e Rahovecit në Konferencën përmbyllëse të projektit “Be Clean, Be Green”

Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, mori pjesë në Komunën e Rahovecit në Konferencën përmbyllëse të projektit “Be Clean, Be Green”.

Me këtë rast, Kryetari Beqiri shprehu falënderim për Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy komunave.

Projekti, i realizuar në partneritet ndërkufitar mes Komunës së Haraçinës dhe Komunës së Rahovecit, ka sjellë rezultate konkrete, ku Komuna e Haraçinës ka përfituar ndërtimin e një stacioni për selektimin e mbeturinave. Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Njëkohësisht, u shpreh mirënjohje për Bashkimin Europian për mbështetjen përmes programit IPA II, që mundësoi realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.