Të premten e 24 prillit 2026, në ambientet e Qendrës Kulturore Informative të Maqedonisë së Veriut në Sofje u zhvillua një mbrëmje e veçantë kulturore – letrare, e organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”. Manifestimi kulturor u hap nga Drejtori i qendrës, dramaturgu i njohur Pror. Dr. Zoran Pejkovski.
Ky aktivitet përbën një bashkëpunim dhe vazhdimësi e prezantim të kulturës dhe letërsisë shqipe në arenën ndërkombëtare, duke mbledhur rreth vetes krijues, studiues dhe dashamirës të fjalës artistike.
Në këtë takim poetik morën pjesë dhe interpretuan krijimet e tyre Kryetari i klubit, Sunaj Raimi, nënkryetari Selajdin Shabani, ish – kryetari i klubit Sevdail Demiri, si dhe sekretari Emrah Bilalli. Përmes poezive të tyre, ata sollën para publikut një univers të pasur artistik, ku ndërthureshin përvoja personale, motive atdhetare dhe reflektime bashkëkohore.
Mbrëmja u ndoq nga një komuniteti i përzgjedhur i artëdashësve në Sofje, në praninë e autoriteteve diplomatike dhe përfaqësuesve nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut, si dhe nga studentët e Katedrës së Ballkanistikës të Universitetit “Klimenti i Ohrit” dhe qytetarë të tjerë.
Kjo pjesëmarrje e gjerë i dha aktivitetit një dimension të rëndësishëm ndërkulturore.
Gjatë mbrëmjes, përveç interpretimit të poezive, u prezantua edhe veprimtaria e klubit, botimet e tij, si dhe revista “Doruntina”, një organ i rëndësishëm për promovimin e letërsisë, kulturës dhe shkencës. Kjo revistë përfaqëson një platformë serioze për artikulimin e mendimit kritik dhe krijues në gjuhën shqipe.
Në përmbyllje të aktivitetit u zhvillua një debat i hapur me publikun, ku u diskutua mbi rolin e letërsisë në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptarë, sfidat e krijimtarisë dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional. Me çka të pranishmit patën tastin të njihen me tingëllimën e poezisë më gjuhës shqipe. Ky komunikim i frytshëm dëshmoi interesin dhe nevojën për aktivitete të tilla, të cilat forcojnë lidhjet kulturore dhe nxisin zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë shqipe jashtë vendit. Ky aktivitet u mbështet nga Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

