KUMANOVË

Në ambientet e SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë me Unionin e Nxënësve tanë u mbajt një debat me të rinjtë e Forumit Rinor Islam (FRI) dega Kumanovë me temën “Rëndësia e Ramazanit, agjërimi, nxënësit dhe përgjegjësitë e tyre”

Sot në ambientet e SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë me Unionin e Nxënësve tanë u mbajt një debat me të rinjtë e Forumit Rinor Islam (FRI) dega Kumanovë me temën “Rëndësia e Ramazanit, agjërimi, nxënësit dhe përgjegjësitë e tyre”. FRI në krye me Memedali Limanin ftuan në panelin e tyre edhe imamin e xhamisë qendrore në Kumanovë hoxhë Shaban Neziri, i cili në fjalën e tij sqaroi në mënyrë të mrekullueshme për rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit, mirësitë e tij por edhe obligimet tona gjatë këtij muaji, me theks të veçantë për përgjegjësitë dhe obligimet e një nxënësi ndaj shkollës. Gjatë këtij debati u kyçën edhe nxënësit me pyetjet dhe komentet e tyre.

Në emër të gjimnazit, stafit të mësimdhënësve dhe në emër të gjithë nxënësve drejtori Nagri Rexhepi i falënderoi hoxhën e nderuar dhe kryetarin e FRI për përgjigjen pozitive ndaj ftesës për pjesëmarrje në debat dhe për këshillat dhe rekomandimet për nxënësit tanë të cilët agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.