KUMANOVË

MPB: Aktivitetet parandalues i SPB Kumanovë

Në shkollën fillore komunale “Toli Zordumis” në Kumanovë sot (10.04.) nëpunësit policorë pranë SPB Kumanovës dhe nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Kumanovë kryen një ushtrim simulues evakuimi në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, përcjell Televizioni Festa.

Njëkohësisht, sot në bashkësinë lokale “11 Nëntori” është zhvilluar një fushatë me qëllim informimin e qytetarëve për mashtrimet e shpeshtuara në periudhën e kaluar. Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, nëpunësit policorë i këshilluan për mënyrën se si bëhet mashtrimi me aksidente të supozuara trafiku dhe si duhet të mbrohen ata. Duke vepruar kështu, ata apeluan për kujdes, veçanërisht për personat e moshuar, kur atyre i telefonojnë personat e panjohur dhe të mos bien e mashtrimeve në të cilat ofrohen shërbime të rreme.