Manifestimi multimedial “Pena ime – 2025” në Kumanovë
Kumanovë, 14.08.2025 – Mbrëmë në Art-Klubin “Charlie” në Kumanovë, në një atmosferë të këndshme artistike, ku gërshetohej poezia, muzika e arti pamor, u mbajt manifestimi multimedial “Pena ime” në Kumanovë, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve ‘Jehona e Karadakut’.
Kryetari i Klubit, Sunaj Raimi, duke përshëndetur të pranishmit theksoi rëndësinë e këtij organizmi të përvitshëm, i cili me gjithë vështirësitë organizative, në periudhën e pushimeve verore, sjell një freski dhe qetësi për dashamirët e fjalës së bukur shqipe.
Nën moderimin e poetit Emrah Bilalli, me poezitë e tyre u prezantuan disa nga poetët kumanovarë, si Burhanedin Xhemaili, Sunaj Raimi, Liber Emini, Selajdin Shabani, Sevdail Demiri, Fatos Rushiti dhe Emrah Bilalli.
Manifestimi u mbyll me disa pika muzikore nën tingujt e kitarës së kantautorit Sunaj Raimi, duke krijuar një atmosferë të këndshme artistike.
Ky manifestim simbolikisht është mbështetur nga Komuna e Kumanovës.

