KUMANOVË

KUMANOVË: NJË NXËNËS INFEKTOHET ME “ZGJEBË”, KURSE DYSHOHET EDHE PËR TRE TË TJERË

Në Sh.F.K. “Qirili e Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës, katër nxënës gjenden në izolim shtëpiak, për shkak se tek ata është konstatuar sëmundja e “Zgjebes”. Në të vërtetë në bazë të njohtimit të drejtorit të shkollës, Skender Rushiti, te njëri nga nxënësit ështe konfirmuar infektimi nga semundja e Zgjebes, kurse tek tre të tjerët ekziston dyshimi të jenë edhe ata të infektuar por që akoma nuk është konfirmuar. Pas paraqitjes së këtyre rasteve janë ndërmarr masa adekuate të shërbimeve kompetente kurse ambientet e shkolles janë dezinfektuar tërësisht.

SKENDER RUSHITI – DREJTOR I SH.F.K. QIRILI DHE METODI” RRAMANLI KUMANOVË
“Me vërtetime vetëm një nxënës e kemi me vërtetim që është I infektuar, kurse ai nxënës e ka edhe një motër në shkollën tonë me cka I kemi thënë që most ë vie në shkollë dhe të qëndrojë e izoluar, mirë kjo vajzë nuk ka sjellur ndonjë vërtetim nuk kemi e dijmë saktë se a është e njejta e infektuar, edhe për dy nxënës të tjerë kemi paralajmërime por nuk kemi vërtetime se janë të infektuar, sot ka patur nxënës që kanë munguar në shkollë mirëpo arsyen nuk e dijmë pasiqë tani është edhe sezoni i gripeve ku më tepër paraqiten sëmundjet”, theksoi Rushiti.

Nxënesi tek i cili u konstatua sëmundja e Zgjebës sëbashku me familjen e tij deri me datë 22 prill do të gjenden në izolim shtepiak. Ndër masat që i ka marr shkolla mënjeher janë edhe ligjeratat për semundjet ngjitese kurse gjatë ditës së sotme përfaqësues të “QSHP” qëndruan në ambientet e shkollës ku ndërmorrën masat edekuate rreth kqyrjes së gjendjes aktuale, Skender Rushiti gjithashtu njofton se procesi edukativo arsimor është mbajtur pa ndërprejre pasi që u krye dezinfektimi i tërësishëm i shkollës.