KUMANOVË

Kumanovë: Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet 23-vjeçari nga fshati Hotël

Një 23-vjeçar nga fshati Hotël, komuna e Likovës është arrestuar dje në Kumanovë, pasi policia ka konstatuar se po drejtonte automjetin pa patur leje drejtimi, informon tvfesta.mk

“Më 28.08.2026, në orën 14:25, në rrugën „11 Nëntori“ në Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria Xh.A. (23) nga fshati Hotël i komunës së Likovës”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Sipas policisë, gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e tipit „BMW“ me targa të Kumanovës, të cilin po e drejtonte Xh.A. Pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai po e ngiste mjetin pa pasur të dhënë provimin e shoferit.

Me udhëzim të prokurorit publik, ai është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa automjeti i është konfiskuar, bëjnë të ditur nga policia.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj Xh.A. do të ngrihet kallëzimi përkatës./tvfesta