Komuna e Likovës, e udhëhequr nga kryetari Erkan Arifi, ka publikuar shpalljen publike për dhënien e ndihmës së njëhershme financiare për të gjithë nxënësit që regjistrohen për herë të parë në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027, informon tvfesta.mk
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë prindërit ose kujdestarët ligjorë të cilët së bashku me fëmijën e tyre kanë vendbanim në territorin e Komunës së Likovës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Vërtetim origjinal nga shkolla fillore për regjistrimin e nxënësit në klasën e parë.
Kopje e letërnjoftimit të vlefshëm të prindit apo kujdestarit ligjor.
Të dhënat e llogarisë bankare (transaksionale) të prindit ose kujdestarit.
Kërkesat bashkë me dokumentacionin duhet të dorëzohen në Arkivin e Komunës së Likovës. Afati i aplikimit është 15 ditë pune nga dita e publikimit, gjegjësisht jo më vonë se deri më 17 shtator 2026. Nga komuna bëjnë me dije se aplikimet e pakompletuara apo ato që dorëzohen pas afatit nuk do të merren parasysh, transmeton tvfesta.mk
Vlerësimin e aplikimeve do ta bëjë komisioni i formuar nga kryetari i komunës, ndërsa vendimi përfundimtar për ndarjen e mjeteve do të merret nga Këshilli Komunal dhe do të publikohet në faqen zyrtare www.komunaelikoves.gov.mk.
Deklaratën e plotë të kryetarit Erkan Arifi mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

