KK Rinia & Nedim Shaqiri në Kampionatin Europian për seniorë në Frankfurt, Gjermani 🇩🇪
Karateisti Nedim Shaqiri (-60 kg), anëtar i klubit KK Rinia-Mateç, ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Europian për seniorë që do të mbahet në Frankfurt, Gjermani. Ai u kualifikua pas suksesit të arritur në garat selektive, duke u shpallur kampion shtetëror i Maqedonisë së Veriut.
Ky është një sukses i rëndësishëm për sportistin dhe për klubin KK Rinia, të cilët do të përfaqësojnë vendin në arenën europiane.
Respekt i veçantë edhe për trajnerin, z. Sejful Osmani, për mundin dhe sakrificën e treguar.

