Kampioni i boksit nga Maqedonia e Veriut, Anuar Imeri, ka shënuar një tjetër sukses të madh ndërkombëtar duke mposhtur boksierin serb Mlladen Iliq në një duel të zhvilluar në Nish.
Përballja u zhvillua në kategorinë 55 kilogramë, në kuadër të Ligës Ballkanike, ku Imeri dominoi me performancë të sigurt dhe bindëse ndaj kundërshtarit vendas.
Ky triumf vjen vetëm dy javë pasi një tjetër boksier serb, Nikola Iliq, u tërhoq nga përballja e planifikuar me Imerin në Loznicë, duke i hapur rrugë shpalljes automatike të tij si kampion i atij turneu evropian.
Kumanovari Anuar Imeri po konfirmohet si një nga talentet më premtues në rajon, duke mbajtur titullin kampion i Maqedonisë dhe duke grumbulluar medalje në disa gara ndërkombëtare.(INA)

