KF Bashkimi ka ndezur motorët për edicionin e ri, duke zyrtarizuar plot 9 prurje të reja që i shtohen skuadrës për të synuar majat e kampionatit, informon tvfesta.mk
Klubi ka bërë lëvizje konkrete në merkato për të përforcuar çdo repart me lojtarë cilësorë, të cilët sjellin energji, eksperiencë dhe grintë në fushë. Këto afrime vijnë si fryt i një pune intensive nga drejtuesit dhe stafi teknik, me qëllim ndërtimin e një grupi solid dhe konkurrues që do t’i përgjigjet çdo sfide.
Me një organikë të rifreskuar dhe gati për betejë, kuqezinjtë synojnë të kënaqin publikun e tyre besnik, Ilirët, duke dhuruar futboll spektakolar dhe rezultate pozitive që në javët e para.
Nga kampi kumanovar jepet sinjali i qartë se puna nuk e ka ndalur me kaq dhe se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të madh:
“Ky është veç fillimi, ende s’kemi mbaruar!”

